''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

890 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


13 March 2008

Të shmangen praktikat e tolerancës ndaj rasteve korruptive

Shkruan: Hasan PRETENI

PRISHTINE, 13 MARS 2008- Agjensioni Kosovarë Kundër Korrupsionit u tërheq vërejtjen disa institucioneve dhe komisioneve të pavarura se nuk do ti mbyll sytë ndaj demonstrimit të tolerancës në raport me rastet e dyshuara për korrupsion. 

Agjensioni si organ i pavarur dhe i themeluar nga Kuvendi i Kosovës nuk ka të drejtë të merret me shqiptimin e dënimeve për individë për të cilët grumbullon fakte se janë të involvuar në raste korruptive. Agjensioni merret me hetime Administrative dhe pasi që ti grumbullojë faktet e nevojshme rastet për veprime korruptive ia dorëzon për procedura të mëtejme gjyqësorit për ti ndëshkuar shkelësit e ligjit. Mirëpo deri më tani ne jemi dëshmitar të një përformance jo efikase të gjyqësorit në këtë drejtim dhe të një demonstrimi joserioz në raport me punën tonë.

Si rrjedhojë e kësaj pason inkurajimi i komisioneve të ndryshme që të marrin vendime në favor të atyre që kanë shkelur ligjin. Kemi të bëjmë me raste konkrete ku edhe policia ka gjetur fakte të mjaftueshme

Po përmendi shembuj për të qenë më bindës: Një rast keqpërdorimi në QKU personi ka pranuar vetë në polici se ka kryer veprimin korruptive. Ai fillimisht është arrestuar nga policia, lirohet pas dy javësh dhe tani ( sipas mediave) Komisioni i Pavarur Mbikqyrës i rekomandon QKU-së që të marr një vendim tjetër, ndërsa Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Shëndetësisë ka marr vendim që personi në fjalë të kthehet sërish në vendin e punës. Kjo vërtet është shqetësuese, sepse kemi të bëjmë paraprakisht me tolerancën e gjykatave karshi këtij rasti i cili është konsideruar si skandal i madh keqëperdorimi me pozitën zyrtare.

Deri më tani Agjensioni në Prokurorit e Kosovës I ka dorëzuar 47 raste. Me ligj prokuroritë janë të obliguara që t'na informojnë për rrjedhën e mëtejmë të punës sonë. Por kjo nuk ka ndodhur, apo ka ndodhur për vetëm 6 raste që kanë pasur të bëjnë me pjesëtarë të gjyqësorit, ndërsa përgjigjëjet kthehen se lëndët kanë përfunduar në favor të kolegëve të tyre.

Besoi se anëtarët e gjyqësorit sikurse edhe ata të komisioneve të pavarura apo disiplinore nuk do e marrin për të keq një këshillë që do ua japi përkitazi me korrupsionin dhe dëmet që ai Ia shkakton popullit. Lexoni me vëmendje këta rreshta: Korrupsioni cenon zhvillimin demokratik, shkatërron zhvillimin dhe cilësinë e jetesës së pjesëtarëve të shoqërisë. Korrupsioni nxit zgjedhjet e gabuara, inkurajon konkurrencën në dhënien e ryshfeteve, në vend të konkurrencës në cilësi dhe në shërbime sa më të mira; pengon zhvillimin e një tregu normal dhe shtrembëron zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Me një fjalë dëmton skajshmërishtë të ardhmen tonë në përgjithësi

Të dashur anëtar të gjyqësorit ju bëjë thirrje publike që kur Agjensioni të dërgojë lëndë që kanë të bëjnë me njerëz për të cilët janë mbledhur fakte se janë të involvuar në veprime të cilat e dëmtojnë shoqërinë, dhe nxisin të këqijat që përmenda më lartë mos u bëni tolerantë, por përformoni sipas asaj që parasheh ligji.

Shpresojmë se praktika aktuale e gjyqësorit në përfundimin e lëndëve që ne i dërgojmë tek ta të mos vazhdojë në këtë formë. Kamë frik se besimi I Agjensioni po luhatet në raport me gjyqësorin. Pasiguria jonë ka ngritur edhe dilemat se kujt t'ia paraqesim rastet e pretenduara si korruptive. Ne nuk kemi adresë tjetër përveç jush Prandaj Reformohuni…

Kthehu tek lajmet tjera