''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

887 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


03 March 2008

Drejtori I Agjensionit Antikorrupsion, z. Preteni u takua me kryeparlamentarit z. Krasniqi

PRISHTINË, 3 mars 2008- Drejtori I Agjensionit Kosovar Kundër Korrupsionit z Hasan Preteni I dorëzoj sot ( të hënën) raportin vjetor të punës për vitin 2007 kryetarit të Kuvendit të Repulikës së Kosovës z. Jakup Krasniqi. Agjensioni Antikorrupsion i përgjigjet dhe i raporton Kuvendit të Kosovës për punën e tij.

Gjatë këtij takimi kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të Parlamentit që të mbështesë politikisht dhe financiarisht Agjension, institucion e vetëm të specializuar në Kosovës për luftimin e Korrupsionit. Pas takimit para gazetarëve z Krasniqi tha se – “duke qenë se Agjensioni Antikorrupsion i përgjigjet Parlamentit, ky I fundit do të bëjë gjithçka që ta mbështes Agjensionin në mënyrë që korrupsioni të mos bëhet plagë e pashërueshme për të penguar zhvillimin e ekonomik , por edhe segmentet tjera të jetës e të punës së qytetarëve”;, tha Krasniqi.

Lidhshmëria ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Agjensionit Antikorrupsion është obligative, theksoi në prononcimin e tij Hasan Preteni, drejtor i këtij Agjensioni, ndaj edhe për këtë sot dorëzova Raportin e këtij Agjensioni për vitin 2007. “Njëkohësisht shpreha gatishmërinë që për segmente të këtij Raporti dhe për çështje tjera që janë me interes për Kuvendin të raportojë në çdo kohë.

Ndryshe Agjensioni kosovar Kundër Korrupsionit për këtë vit ka siguruar buxhetin e kërkuar në mbështetje të ligjit, gjë që nuk e kishte dy vjet më parë. “Mungesa e buxhetit të nevojshëm na krijonte mjaft probleme, që reflektoheshin negativisht në angazhimin tonë, duke krijuar edhe mangësi, sidomos kur ishte fjala për sigurimin e zyrtarëve. Në këtë vështrim sigurimi i buxhetit për këtë vit është një fillim shumë i mbarë dhe presim që kjo praktikë të vazhdojë edhe më tutje”;, tha ai. Z Preteni iu është përgjigjur edhe pyetjeve të shumta të gazetarëve përkitazi me atë se cilat institucione janë të involvuara më së shumti në rastet korruptive.

Kthehu tek lajmet tjera