PRISHTINË, 17 janar 2008 - Drejtori I Agjencisë Kosovar Kundër Korrupsionit z Hasan Pretnei me ftes të homologes së tij qëndrojë të enjten për një vizitë një ditore në Shkup të Maqedonisë.
Gjatë takimit të z. Pretenit me Drejtorin e Komisionit Shtetror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoni zonjën Mirjana Dimovska u diskutuan çështjet e mundësisë së bashkëpunimit bilateral, në mënyrë që të shkëmbehen përvojat dhe kushtet e mundshme që nxisin forcimin e ligjit dhe rendit në Kosovë dhe Maqedoni.
Dy bashkëbiseduesit u dakorduan për nisjen e iniciativave të përbashkëta ndër rajonale për të krijuar hapësirat e nevojshme dhe të duhura të bashkëpunimit të institucioneve si motra të disa vendeve të Ballkanit perëndimorë.
Kjo vizitë e z Preteni është në vazhdën e vizitave të më hershme që ai ka realizuar në Slloveni dhe Shqipëri dhe shënon përpjekjet e tij serioze për marrjen e përvojave nga vende të ndryshme që kanë kaluar fazën e tranzicionit dhe që kanë krijuar tash më strategjitë kombëtare për luftën kundër korrupsionit.
Për më shumë informata ju lutem kontaktoni zyrën për informim:
Tel: 038/ 248 – 564 Ose vizitoni ueb faqen www.akk-ks.org