''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

876 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


21 November 2007

Drejtori i AKK-së z.Hasan Preteni në konferencën ndërkombëtare për luftën kunër korrupsionit

PRISHTINË, 21 nëntor 2007 - Drejtori I Agjencionit Kosovar kundër Korrupsionit Hasan Preteni po merr pjesë në konferencën e dytë vjetore për luftën kundër korrupsionit, e organizuar nga Asociacioni Ndërkombëtar I Autoriteteve Kundër Korrupsionit (IAACA) që po mbahet në Bali të Indonezisë.

Konferenca katër ditore ka mbledhur sot 400 delegatë të këtij Asociacioni nga 80 shtete dhe rajone sidhe 13 organizata ndërkombëtare, ndërsa po diskutohet për masat efektive dhe parandaluese që duhet marr në raport me luftën kundër korrupsionit në mbarë botën.

Në këtë konferencë z Preteni do të prezantojë objektivat dhe strategjinë e Agjensionit për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në Kosovë. 

Objektiv kryesorë I këtij takimi krahas ndryshimeve të kornizës ligjore brenda për brenda këtij Asociacioni, është edhe formulimi I planit dhe aktiviteteve të ardhshme të Asociacionit, në bazat e qëndrimeve dhe përpjekjeve të përbashkëta sidhe shkëmbimi I përvojave të pjesëmarrësve të kësaj konference.

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni zyrën për informim: 
Mefail Bajqinovci 
Tel 038/ 248 - 564
Mob: 044/148-823
E-maili [email protected]

Kthehu tek lajmet tjera