''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

874 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


13 November 2007

Agjencioni Kosovar kundër Korrupsionit lanson faqen zyrtare të internetit

PRISHTINË, 13 nëntor 2007 - Agjencioni Kosovar kundër Korrupsionit ka kënaqësinë të njoftojë se që nga sot është lansuar zyrtarisht faqja zyrtare e internetit. Kjo është iniciativa më e re e Agjensionit i cili synon të ofrohet edhe më shumë me qytetarët dhe organet e tjera në luftën e përbashkët kundër korrupsionit.

Adresa www.akk-ks.org do të jetë një dritare informacioni me të dhëna te plota, të përditësuara për mënyrën e funksionimit të Agjensionit, detyrat dhe misionin e tij si dhe aktivitete të përbashkëta që zhvillohen me partnerët, mekanizmat dhe kuadrin ligjor aktual në luftën dhe parandalimin e fenomeneve korruptive në Kosovë.

Përveç kësaj kjo faqe do të krijojë mundësi shtesë drejt bashkëpunimit edhe më të ngushtë në mes të AKK-së dhe qytetarëve, pasi publiku tani mund të raportoj edhe përmes formës online.

Drejtori i AKK-së Hasan Preteni tha se të gjithë personat të cilët kanë informacion mbi rastet korruptive ose janë ndeshur me abuzime ne jetën e tyre te përditshme, tani e kanë edhe një mundësi të re, efikase dhe të lehtë të raportimit të këtyre rasteve.

Z. Preteni poashtu u bënë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës të vazhdojnë të bëhen aleatë i AKK- në për çrrënjosjen e korrupsionit dhe veprimeve tjera abuzuese. Ai shtoj se mendimet e publikut përkitazi me faqen e internetit janë të mirëpritura kurdoherë.

Për më shumë informata kontaktoni zyren per informim 
Mefail Bajqinovci 
Tel: 038/ 248 - 564
Mob:044/148-823
E-maili: [email protected]

Kthehu tek lajmet tjera