''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

60075 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


09 November 2023

Delegacioni i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit viziton ILDKPKI-në

Sot, një delegacion i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit  i kryesuar nga drejtori z. Yll Buleshkaj vizitoi Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Delegacioni Kosovar u prit nga Inspektori i Përgjithshëm, znj. Evgjeni Bashari dhe bashkëpunëtorët e saj. 

Delegacionet shkëmbyen përvoja në lidhje me deklarimin dhe kontrollin e pasurisë si dhe praktikat e  trajtimit të rasteve të dyshuara të konfliktit të interesit. Disa nga sfidat e përbashkëta të identifikuara në takim ishin verifikimi i pasurisë së mbajtur jashtë vendit  si dhe publikimi i vendimeve  mbi temën e konfliktit të interesit në ushtrimin e detyrës zyrtare.

Inspektori i Përgjithshëm, znj. Bashari dhe Drejtori z. Buleshkaj, u pajtuan që të përditësojnë memorandumin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të eksplorohen mundësitë për aktivitete të përbashkëta me qëllim të parandalimit të korrupsionit dhe promovimit të sjelljes etike nga zyrtarët publikë.

Kthehu tek lajmet tjera