''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

59929 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


30 March 2023

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit rikujton zyrtarët publik që ta bëjnë deklarimin e pasurisë saktë dhe në kohë

30 mars 2022, Prishtinë

Kanë mbetur edhe një ditë nga përfundimi i afatit ligjore për deklarimin e pasurisë, dhe deklarimin e  kanë bërë gjithsej 3997 apo 77.71% , rreth 664 apo 13.59%kanë filluar plotësimin e deklarimit të pasurisë,  ndërsa deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë kanë për obligim ta bëjnë rreth  4886 zyrtar publik.

Drejtori i Agjencisë  Yll Buleshkaj, ju bën thirrje të gjithë zyrtarëve  publik që deklarimin vjetor të pasurisë ta bëjnë  saktë dhe brenda afateve ligjore dhe  ri-kujton masat ndëshkimore ndaj zyrtarëve publik  të cilët nuk i zbatojnë detyrimet ligjore  për deklarimin e pasurisë.

“Rikujtojmë, që për vonesa deri në 15 dite, ligji parasheh shqiptimin e gjobës mandatore deri 500 euro, në rast të mos deklarimit të pasurisë, përveç gjobës, do të përgatiten edhe kallëzime penale dhe mund të dënohen me burgim deri 3 vite, ndërsa në rast të deklarimit të rremë, ndaj zyrtarëve do të  përgatiten kallëzime penale dhe mund të dënohen me gjobë dhe burgim deri 5 vite” ka bërë thirrje Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj.

 

Deklarimi vjetor i pasurisë bëhet nëpërmjet platformës elektronike (online) përmes sistemit të Agjencisë për deklarim, DMSA (https://e-deklarimi.rks-gov.net/).

Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë ka nisur me 01 mars dhe do të përfundoj më 31 mars 2023, sikurse është përcaktuar me Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik”.

Kthehu tek lajmet tjera