''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

59893 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


03 August 2022

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, u prit në takim nga Kryetari i Kryeqytetit, Perparim Rama

Yll Buleshkaj: Qëllimi i Agjencisë Kundër Korrupsionit është zhvillimi i transparencës së institucioneve dhe zbatimi i masave për parandalimin e Korrupsionit në secilin nivel të qeverisjes

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj u prit sot në takim nga Kryetari i Kryeqytetit të Kosovës, Përparim Rama, për të diskutuar për mandatin e ri të Agjencisë dhe nevojën për rritje të vazhdueshme  të transparencës dhe për parandalimin e korrupsionit në Kosovë.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan, gjithashtu edhe për rolin e zyrtarëve përgjegjës të angazhuar nga komuna  me detyrat e deklarimit të pasurisë, parandalimit të konfliktit të interesit dhe mbrojtës së sinjalizuesve. Ata folën edhe për nevojën e hartimit dhe aprovimin e dokumenteve që synojnë parandalimin dhe evitimin e rreziqeve që kanë të bëjnë me integritetin. 

Drejtori, Yll Buleshkaj në takimin me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, konfirmoi  se Agjencia  kundër Korrupsionit në të gjitha veprimet e saj do vazhdoj të garantoj barazi të plotë të trajtimit e rasteve pa paragjykime politike, etnike, gjinore, gjuhësore, fetare apo të nivelit të qeverisjes, qendror apo lokal.

Kthehu tek lajmet tjera