''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

54810 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


09 June 2022

Drejtori i AKK-së z. Yll Buleshkaj raportoi sot para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit

Me ftesë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Drejtori I AKK-së, z. Yll Buleshkaj, ka paraqitur raportin vjetor të AKK-së për vitin 2021.

Drejtori i AKK-së, z. Buleshkaj, ka raportuar për aktivitetet e zhvilluara të AKK-së për periudhën janar- dhjetor 2021, lidhur me hetimet administrative, procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, rastet e trajtuara për parandalimit e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, mbrojtjen e sinjalizuesve si dhe monitorimit të aktiviteteve të prokurimit publik. Gjatë raportimin para Komisionit Drejtori i AKK-së Yll Buleshkaj ju përgjigj pyetjeve dhe interesimeve të Deputeteve pjesëmarrës të Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

 

Kthehu tek lajmet tjera