Organizuar nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), përmes Zyrës për Regjistrim të Partive dhe Certifikim, është mbajtur tryeza e rrumbullakët “Mbikëqyrja e Financave të Partive Politike - Nevoja për koordinim institucional”, ku përveç përfaqësuesve të KQZ-se morën pjesë edhe udhëheqësit e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe Administratës Tatimore e Kosovës si dhe përfaqësues nga Prokuroria e shtetit.
Qëllimi i mbajtjes së kësaj tryeze koordinuese rrjedh nga rekomandimet e Komisionit Evropian në Raportin e Vendit për vitin 2020, ku theksohet nevoja për bashkëpunim më të mirë të Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim me autoritetet e tjera kompetente: Zyrën Kombëtare të Auditimit, Agjencinë Kundër Korrupsionit, Prokurorinë dhe institucionet përgjegjëse për arkëtim të tatimeve.
Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, z. Yll Buleshkaj, ri-konfirmoj, vullnetin e AKK-së për të përmirësuar bashkëpunimin me të gjitha institucionet pjesëmarrëse në tryezë në frymën e transparencës, ligjshmërisë dhe standardeve ndërkombëtare për mbikëqyrjen e financave të partive politike.
‘’Standardet dhe metodologjia e Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) e Këshillit të Evropës duhet të shërbej si bazë solide dhe e testuar e punës sonë të përbashkët”theksoj, Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj.