Me ftesë të Akademisë së Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), Drejtori Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka marrë pjesë në programin Akademia e të Rinjve për Integritet (YIA), i cili projekt synon të fuqizojë liderët e rinj.
Në adresimin e panelistëve me temën “Korrupsioni dhe Demokracia: korniza ligjore kundër korrupsionit në Kosovë: rëndësia e aktivizimit qytetarë në luftimin e korrupsionit”, Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj ka prezantuar mandatin e Agjencisë kundër Korrupsionit, prezantim i cili u përcoll me një sërë pyetjesh lidhur komunikimin e AKK-së me qytetarët, përkatësisht grupet e interesit.
Drejtori, Yll Buleshkaj dhe pjesmarresit u pajtuan që transparenca dhe llogaridhënia ndikon në besimin e qytetarëve në institucione dhe se duhet të bëhet edhe më shumë në informimin komunitetit shumicë dhe komuniteteve pakicë për raportim të korrupsionit,dhe parandalim të tij.