Drejtori i AKK-së Yll Buleshkaj : Prioriteti i AKK-së gjatë mandatit pesë vjeqar do të jetë i orientuar në transparencë dhe llogaridhënje, që ka për fokus rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në institucionet publike.
Bashkëpunimi në projekte zhvillimore në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, ishin temë kryesore e diskutimit mes Drejtorit të AKK-së Yll Buleshkaj dhe ambasadores së Republikës së Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.
Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj e njoftoi ambasdoren e Francës në Kosovë, Butel, për fushëveprimin e AKK-së, të orientuar në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, hetimet administrative, deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe parandalimin e konfliktit të interesit.
Drejtori Yll Buleshkaj, theksoi se prioriteti i AKK-së gjatë madatit pesë vjeqar do të jetë i orientuar në transparencë dhe llogaridhënje, që ka për fokus rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në institucionet publike.
Qëlimi kryesor AKK-së është që të punoj ngushtë me zyrtarët e lartë publik për të ngritur integritetin dhe llogaridhënjen gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, tha Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj.
Në takimin e përbashkët u bisedua edhe për mundësitë e shkëmbimit të përvojave të AKK-së me institucionet me fushëveprim të njejtë, në Francë, për forcimin e mekanizmave të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.
Ndërsa, Ambasadorja e Butel konfirmoi mbështetjen e Ambasadës së Francës në Kosovë për përkrahjen dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale të Kosovës me qëllim të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, bazuar edhe në shkëmbimin e ndërsjellë të përvojave.