22 prill 2022, Prishtinë
Drejtori I Agjencisë kundër Korrupsionit (AKK), Yll Buleshkaj, priti sot në takim studentët e Klinikës Ligjore të Institutit të Kosovës për Drejtësi(IKD), të kryesuar nga Yll Zekaj, Këshilltar ligjor në IKD, para të cilëve prezantoi prioritet e AKK-së në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit,
Në takimin me studentët, Drejtori i AKK-së Yll Buleshkaj, informoi studentët lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik dhe veprimet e AKK-së deri në përfundimit e verifikimit të informatave dhe bërjen publike të regjistrave të deklarimit vjetor të pasurisë.
Studentët e Klinikës Ligjore të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), u interesuan lidhur me funksionin e AKK-së në raport procesin e hetimeve administrative nga AKK dhe parandalimin e konfliktit të interesit, ndërsa, Drejtori i AKK-së, z. Yll Buleshkaj, tha se AKK po bënë përpjekje të vazhdueshme që t’i forcoj kapacitetet e institucioneve publike, në kuptimin parandalues dhe edukues në ngritjen e llogaridhënies së zyrtarëve të lartë publik, që gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe rolit të tyre vendimmarrës, t’i shmangen konflikti të interesit.
Në lidhje me interesimet e studentëve për transparencën dhe llogaridhënien e AKKsë, Drejtori Yll Buleshkaj theksoi se objektiva kryesore gjatë realizmit të mandatit të AKK-së, do të jetë përmirsimi i vazhdueshëm i komunikimit publik dhe forcimi i transparencës dhe llogaridhënies së AKK-së, duke bashkëpunuar me mediat dhe organizata Jo Qeveritare.