''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

54777 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


05 April 2022

DREJTORI I AKK-SË, YLL BULESHKAJ: PËR MOMENTIN JANË MË PAK SE 100 ZYRTARË QË NUK E KANË DEKLARUAR PASURINË, PRA RRETH 2% QË NUK E KANË DEKLARUAR PASURINË. INTERVISTË NË EMISIONIN “DITARI” NË TËVË1

BULESHKAJ: RRETH 100 ZYRTARË NUK E KANË DEKLARUAR PASURINË

Kreu i AKK-së tha se këto të dhëna mund të ndryshojnë pasi nuk ka përfunduar verifikimi i emaileve apo formularëve.

“98 për qind të zyrtarëve i janë përgjigjur pozitivisht obligimit të tyre ligjore. Do të thotë kanë mbetur më pak se 2 për qind, apo më pak se 100 persona apo zyrtarë të lartë të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë sipas të dhënave të tanishme. Por edhe këto mund të ndryshojnë sepse nuk e kemi kryer verifikimin e parë, i verifikojmë të gjitha emailet, i verifikojmë formularët të cilët janë dërguar në formë fizike, po ashtu presim edhe formularët që janë dërguar përmes poste. Por për momentin janë më pak se 100 zyrtarë që nuk e kanë deklaruar pasurinë, pra rreth 2% që nuk e kanë deklaruar pasurinë”, u shpreh Buleshkaj në emisionin “Ditari” me Flaka Zogun në Tëvë1.

Më tej, ai sqaroi se në mesin e këtyre zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë nuk ka ministra, apo deputetë, por se ka asamblistë komunal, drejtorë, anëtarë të bordeve të kompanive publike e të tjerë.

Sipas Buleshkajt,  nëse me ndryshimin e ligjit obligohen edhe profesorët e mjekët ta deklarojnë pasurinë, atëherë numri i zyrtarëve që obligohen ta deklarojnë pasurinë rritet nga 5 mijë në rreth 15 mijë.

“Në bazë të ligjit, mjekët dhe profesorët ende nuk e kanë të obligueshme që ta deklarojnë pasurinë, sepse ligji ka kaluar vetëm në leximin e parë në Kuvend dhe procedura për lexim të dytë. Ka pasur dhjetëra raste që mjekë dhe profesorë i kanë sjellë formularët për deklarimin pasurisë pranë Agjencisë dhe Agjencia përmes zyrtare të vet i ka informuar që këtë vit nuk e kanë të obliguar ta deklarojnë pasurinë… Nëse kalon ligji ashtu siç është, do të trefishohet puna pasi nga 5 mijë zyrtar sa është aktualisht ai numër mund të kalojë në 15 mijë”, shtoi Buleshkaj, duke thënë se nëse ndodh ky ndryshim i ligjit, atëherë AKK-ja do të duhet të rris numrin e stafit për 50 për qind si dhe të shoh mundësitë e shfrytëzimit më të madh të teknologjisë.  /teve1.info/

Kthehu tek lajmet tjera