''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

54770 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


29 March 2022

EDHE DY DITË NGA PËRFUNDIMI I AFATIT PËR DEKLARIMIN E PASURISË, NGA GJITHSEJ RRETH 4737 ZYRTARË TË LARTË PUBLIK, PASURINË NUK E KANË DEKLARUAR EDHE 1426 (29.93 %) ZYRTARË

Kanë mbetur edhe dy ditë nga përfundimi i  përmbushjes së obligimeve ligjore për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, kërkesës, obligimit ligjor nuk i janë përgjigjur edhe rreth 1426 ( 29.93 %) zyrtarë publik.

Secilit zyrtar të lartë publik i kërkohet deklarimi i saktë dhe brenda afatit ligjor i pasurisë , i të ardhurave, i dhuratave dhe çfarëdo dobie  tjetër materiale ose i detyrimeve financiare të realizuara brenda apo jashtë vendi.

Agjencia kundër Korrupsionit ka alokuar të gjitha burimet e nevojshme njerëzore dhe materiale për të përmbyllur me sukses këtë proces.

Agjencia kundër Korrupsionit edhe një herë ri-kujton zyrtarët e lartë publik, që tashmë nuk e kanë kryer obligimin e tyre ligjor, që deklarimin e pasurisë ta bëjnë saktë dhe me kohë, në të kundërtën AKK detyrohet të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës.



Me respekt,
Agjencia kundër Korrupsionit

Kthehu tek lajmet tjera