Në tetë ditëshin e fundit të përfundimit të afatit për deklarimin e pasurisë, Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit (AKK), Yll Buleshkaj në intervistën në intervistën për Radio Televizionin Publik të Kosovë (RTK) ju bënë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë që janë përgjegjës për deklarimin e pasurisë që këtë ta bëjnë sa më shpejtë dhe sa më saktë.
Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj: Zyrtarët publik janë të obliguar ta deklarojnë tërë pasurinë e tyre duke përfshirë pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme, të gjitha të hyrat që i kanë pasur, mjetet monetare që i kanë qoftë në banka dhe jashtë bankave, pronat e tyre, tokat banesat, shtëpitë, veturat dhe aksionet që mund t’i kenë në biznese të ndryshme, 100 të pasurisë së tyre, duke përfshirë edhe pasurinë që e kanë jashtë vendit”.
Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj ka thënë që secila shkelje do të trajtohet në mënyrë adekuate ashtu siç e parasheh ligji, dhe të gjithë tani i dinë pasojat e mos-deklarimit të pasurisë është vetëm mos respektim i ligjit por është edhe mos-respektim i opinionit publik, në aspektin e transparencës së tyre për të hyrat që kanë gjeneruar.
https://www.facebook.com/