Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

54767 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


22 March 2022

NGA GJITHSEJ 4737 ZYRTARË TË LARTË PUBLIK, OBLIGIMIT LIGJOR PËR DEKLARIMIN E RREGULLT VJETOR TË PASURISË, DERI SOT I JANË PËRGJIGJUR 1581 (33.14%) ZYRTARË TË LARTË PUBLIK

22 mars 2022, Prishtinë

 

Në dhjetëditëshin e fundit të afatit  për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, nga gjithsej 4737 zyrtarë të lartë publik, obligimit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, deri sot i  janë përgjigjur 1581 (33.14%)  zyrtarë publik, të numrit të përgjithshëm të zyrtarëve që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit (AKK), Yll Buleshkaj ju bën thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publik që t’i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, në të kundërtën Agjencia kundër Korrupsionit do të paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal.

Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë ka filluar më 01 mars dhe të përfundoj më 31 mars 2022, ndërsa, zyrtarët publik deklarimin e pasurisë mund ta bëjnë  nëpërmjet paraqitjes fizike në zyrën e AKK-së ose nëpërmjet email-adresës akk.deklarimi@rks-gov.net.  Formularët e deklarimit të pasurisë të dërguar nëpërmjet emailit, duhet të jenë të nënshkruar dhe skanuar nga ana e subjekteve deklaruese.

Kthehu tek lajmet tjera