''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

54721 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


16 February 2022

Zëvendësshefi i Ambasadës Franceze në Kosovë viziton Agjencinë kundër Korrupsionit

16 shkurt 2022, Prishtinë

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, z. Yll Buleshkaj priti në takim Zëvendës shefin  e Ambasadës Franceze në Prishtinë, z. Francois Cyprien o shoqëruar nga dy praktikante të magjistraturës franceze Julia Depetris dhe Agnes Lengagne.

Në takimin me përfaqësuesit e  Ambasada Franceze, Drejtori i AKK-së, z. Yll Buleshkaj prezantoi  fushëveprimin dhe rolin e AKK-së në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, ndërsa i njoftoi përfaqësuesit nga ambasada franceze se me rastin e marrjes së Detyrës së Drejtorit të AKK-së, ngritja e transparencës dhe llogaridhënies së Agjencisë do të jetë ndër prioritetet kryesore të punës.

Gjatë takimit, përfaqësuesit nga Ambasada Franceze në Kosovë u njoftuan edhe për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e sinjalizuese, ndërsa vizitoret u interesuan lidhur me punën e Agjencisë kundër Korrupsionit në raport me procesin e hetimeve administrative. Vëmendje të veçantë u kushtua në kushtin e domosdoshëm që zyrtarët e agjencisë të gëzojnë mbrojtjen e adekuate ligjore gjatë kryerjes së detyrave zyrtare sidomos gjatë hetimit të  rasteve korruptive dhe të shqyrtimit të konfliktit të mundshëm të  interesit ku përfshihen zyrtarë të nivelit të lartë.  

 

Drejtori i AKK-së z. Yll Buleshkaj dhe  Zëvendësshefi i Ambasadës Franceze në Prishtinë, z. Francois Cyprien, u dakorduan për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në shkëmbimin e përvojave në fushën e parandalimit dhe luftimit të Korrupsionit në Kosovë.

Kthehu tek lajmet tjera