''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

54708 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


27 January 2022

Drejtori i AKK-së, z. Yll Buleshkaj u prit në takim nga Kryetari i Kuvendit z. Glauk Konjufca

26 janar 2022, Prishtinë

 

Në kuadër të takimeve me udhëheqësit e lartë të institucioneve publike, Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, z. Yll Buleshkaj ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca

 

Në takimin e përbashkët z. Buleshkaj e ka njoftuar Kryetarin e Kuvendit z. Konjufca, për prioritet strategjike të AKK-së me rastin e marrjes së detyrës dhe sfidat me të cilat aktualisht ballafaqohet Agjencia kundër Korrupsionit me theks te veçantë për ndryshimet dhe plotësimet e kornizës ligjore të AKK-së,  Ligji për Agjencinë  kundër Korrupsionit dhe Ligji për Deklarimin e Pasurisë të cilat janë në proces të plotësimit dhe ndryshimit nga Kuvendi i Kosovës.   Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka uruar z. Buleshkaj për detyrën re, ndërsa ka ofruar mbështetjen e për Agjencinë Kundër Korrupsionit  në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit.

Kthehu tek lajmet tjera