24 janar 2022, Prishtinë
Me ftesë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Drejtori I AKK-së, z. Yll Buleshkaj, ka paraqitur raportin e performancës së kësaj agjencie për vitin 2022.
Raportimi i Drejtorit të AKK-së, z. Buleshkaj, u fokusua në Fushëveprimin e AKK-së të përqendruar në hetimet dhe aspektet administrative, procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, deklarimit dhe regjistrimit të dhuratave të zyrtarëve publik, parandalimit të rasteve të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, mbrojtjen e sinjalizuesve, monitorimit të aktiviteteve të prokurimit publik si dhe hartimin dhe monitorimin e zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër Korrupsionit.
Pas debatit të zhvilluar në takim, është miratuar nga raporti i performancës të Agjencisë kundër Korrupsionit për vitin 2022.