Forcimi i bashkëpunimit mes Agjencisë kundër Korrupsionit dhe Këshillit të Evropës, ishte temë diskutimi mes Drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Yll Buleshkaj dhe Udhëheqësit të Zyrës së Këshillit të Evropës (KE), në Kosovë z. Frank Power.
Duke i uruar z. Buleshkaj, marrjen e detyrës së re, Udhëheqësi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, z. Frank Power tha se Këshilli I Evropës është i përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit me AKK-së, në njërën nga komponentët mjaft të rëndësishme që është parandalimi dhe luftimi i korrupsionit në Kosovë dhe zbatimin e projektit PEC III.
Në anën tjetër, Drejtori i AKK-së, z. Yll Buleshkaj, në takimin me z. Frank Power, paraqiti prioritetet dhe planet e AKK-së me rastin e marrjes së detyrës dhe theksoi se forcimi i mekanizmave në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit do të jenë prioritet në fushëveprimin e AKK-së, ndërsa AKK është përkushtuar për forcuar bashkëpunimin me të gjithë partnerët në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit në Kosovë.