Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

54694 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


19 January 2022

Drejtori i AKK-së z. Yll Buleshkaj priti në takim përfaqësues të UNDP-së


19 janar 2022, Prishtinë

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit (AKK), z. Yll Buleshkaj priti në takim përfaqësues të UNDP-së, zn.j Marta Gazideda dhe z.Dardan Koçani.

Në takimin e përbashkët Drejtori i AKK-së, z. Buleshkaj i njoftoi përfaqësuesit e UNDP-së për prioritetet  strategjike me rastin e marrjes së detyrës së Drejtorit të AKK-së, ndërsa ofroi gatishmërinë për bashkëpunim me UNDP-në, në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit në Kosovë.

Në anën tjetër përfaqësuesit e UNDP-së e kanë uruar z. Buleshkaj, për marrjen e detyrës së re  dhe e kanë njoftuar lidhur me asistencën teknike që ofron projekti SAEK III në luftën kundër korrupsionit.

Kthehu tek lajmet tjera