Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

54690 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


13 January 2022

Drejtori i AKK-së Yll Buleshkaj priti në takim përfaqësues të organizatave Jo- Qeveritare

Në kuadër të fushëveprimit dhe realizmit të mandatit të Agjencisë për promovimine  transparencës dhe bashkëpunimin me të gjithë akterët e jashtëm, Drejtori Agjencisë kundër Korrupsionit, z. Yll Buleshkaj ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatave Jo – Qeveritare në Kosovë, që fushë veprimtari të vetën kanë edhe aktivitete kundër korrupsionit, mbrojtjen e sinjalizuesve si dhe konfliktin e interesit kanë një rol të veçantë.

Gjatë këtij takimit me përfaqësues e OJQ-ve, Drejtori Yll Buleshkaj,  ka falënderuar përfaqësuesit e shoqërisë civile për rolin e tyre në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit që lidhen me procesin e deklarimit të pasurisë,  parandalimin e konfliktit të interesit dhe Ligjin për Sinjalizuesit dhe tha se OJQ-të  do të jenë partner të rëndësishëm të AKK-së në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.

 

Kthehu tek lajmet tjera