''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

54629 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


02 July 2021

954 zyrtarë publik do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë

Agjencia kundër Korrupsionit ka organizuar sot hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë u relizua në  përputhje me Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik.

Nga lista e përzgjedhur sot, Agjencia kundër Korrupsionit do të bëjë  kontrollin e  plotë të pasurisë të  20% e zyrtarëve që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre. Nga gjithsej 4769 subjekte deklaruese,  954 zyrtarë  do t'i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë.

Në linkun në vijim  mund të gjeni listën e plotë të zyrtarëve që janë të obliguar të bëjnë deklarimin vjetor të pasurisë  dhe listën e zyrtarëve që do t'i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar.

Linku:   

https://www.akk-ks.org/Formularet2021/Listadeklarusepershort2020.pdf

https://www.akk-ks.org/Formularet2021/ListaKontrollitPlote2021.pdf

Kthehu tek lajmet tjera