''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

49349 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


16 June 2021

“Sinjalizo”

Prishtinë, 16 qershor 2021

Agjencia Kundër Korrupsionit në bashkëpunim me Iniciativën Rajonale Kundër Korrupsionit sot ka organizuar aktivitetin e radhës që ka për qëllim inkurajimin e raportimit të shkeljeve përmes sinjalizimit.

“Sinjalizo” është fushatë e organizuar përmes projektit të financuar nga BE ‘Ndërprerja e Heshtjes: Përmirësimi i Politikave dhe Kulturës së Sinjalizimit në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi”. Në kuadër të këtij projekti, Sekretariati i RAI-t punon për të përafruar kornizat legjislative dhe procedurat e institucioneve për mbrojtjen e sinjalizuesve me direktivat e BE-së.

Në këtë event, z. Havolli, njoftoi pjesëmarrësit, përfaqësuesit e shoqërisë civile, institucioneve, BE-së dhe Medieve, se Kosova ka miratuar Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, ka miratuar Rregulloren për trajtimin e rasteve të Sinjalizimit, Institucionet kanë caktuar Zyrtarët Përgjegjës për Sinjalizimit, ka pasur raste të sinjalizimit, dhe se konsideron se kjo kornizë ligjore është duke u zbatuar. Në të njëjtën kohë, z. Havolli inkuraji të gjithë qytetarët që të raportojnë shkeljet që ata i vërejnë duke respektuar procedurat e përcaktuara në Ligjin dhe Rregulloren për mbrojtje të sinjalizimit.

Kthehu tek lajmet tjera