Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

49322 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


22 March 2021

Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë përkrahë Agjencinë Kundër Korrupsionit me pajisje të TI

Agjencia Kundër Korrupsionit ka pranuar një donacion në fushën e teknologjisë informative, për nevojat e instalimit dhe mirëmbajtjes së bazës së të dhënave dhe softverit për nevojat e Agjencisë. Me këtë rast, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, priti në takim z. Shawn Waddoups, Drejtor i Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Gjatë kësaj ceremonie të pranimit të donacionit, z. Havolli njoftoi z. Waddoups për rëndësinë e pranimit të një donacioni të tillë, për lehtësimin e punës së Agjencisë në drejtim të ofrimit të shërbimeve digjitale dhe sa më të sigurta në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. z. Havolli gjithashtu prezantoi për punën që është duke bërë Agjencia Kundër Korrupsionit dhe progresin e arritur në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë, për ndryshimet dhe avancimet në kornizën ligjore, kontrollin e deklarimit të pasurisë, ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë në forcimin e mekanizmave në parandalimin dhe luftimin sa më efikas të korrupsionit në Kosovë.

Në anën tjetër, z. Waddoups konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme edhe në të ardhmen të Ambasadës Amerikane dhe të Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Donacioni i dhuruar Agjencisë kundër Korrupsion është i një rëndësie të veçantë për instalimin dhe mirëmbajtjen e serverit dhe softverit të Agjencisë, si dhe do të jetë një hap kryesor në drejtim të digjitalizimit të ofrimit të shërbimeve të Agjencisë, funksionalizimit të deklarimit online të pasurisë dhe menaxhimit të rasteve brenda Agjencisë.

Kthehu tek lajmet tjera