''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

49250 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


11 February 2021

Drejtori i AKK-së z. Shaip Havolli priti në takim Ambasadorin Gjerman në Kosovë z. Jörn Rohde

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, priti në takim njoftues Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Shkëlqesinë e Tij z. Jörn Rohde.
Gjatë këtij takimi, Drejtori i AKK-së, z. Havolli e njoftoi Sh. T. Ambasadorin Rohde për mandatin ligjor dhe fushëveprimin e AKK - së përfshirë këtu edhe progresin e arritur në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë. 
Me theks të veçantë në takim u diskutua edhe për iniciativat për  ndryshimet dhe plotësimet e kornizës ligjore të AKK-së për  në forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, kontrollin dhe deklarimin e pasurisë si dhe parandalimin e konfliktit të interesit në institucione publike.  
Në takimin e përbashkët, Sh.T. Ambasadori z. Jörn Rohde theksoi se vlerëson punën e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe konfirmoi mbështetjen e Ambasadës së Gjermanisë në sundimin e ligjit dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta kundër korrupsionit.
 

Kthehu tek lajmet tjera