Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

444 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


21 June 2018

Statusi I Procesit Të Deklarimit Të Rregullt Të Pasurisë - 23 Mars 2018

Ka mbetur vetëm edhe një javë afat për deklarimin e rregullt të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Deri më sot,  23 mars, formularët e deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit i kanë dorëzuar 1517 nga gjithsejtë 4774 mbajtës të posteve të larta publike që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë. (1314 zyrtarë të lartë që rishtazi kanë marrë detyrën në funksionet publike tashmë kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë gjatë periudhës 1 janar – 28 shkurt 2018).

Deri në fund të afatit për deklarimin e rregullt të pasurisë (e premte, 30 mars) kanë mbetur edhe 7 ditë.


Agjencia Kundër Korrupsionit i bën thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë që të sjellin formularët e deklarimit të pasurisë në përputhje me afatet ligjore. Zyrtarët e Agjencisë do të jenë në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të kryhet me sukses.

Kthehu tek lajmet tjera