''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

442 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


11 June 2018

Projektligji i ri për sinjalizuesit është një avancim cilësor për mbrojtjen e raportuesve të korrupsionit

Prishtinë 8 qershor – Një diskutim teknik përkitazi me projekt ligjin e ri për mbrojtjen e sinjalizuesve të korrupsionit është realizuar gjatë një konference dyditore me pjesëmarrjen e institucioneve relevante shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile. 

Në fjalën hyrëse të punimeve, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) z. Shaip Havolli ka vënë theksin te gjithpërfshirja e ligjit, mbrojtja e avancuar që ofron ligji për të gjithë ata që marrin përsipër rrezikun për të raportuar një rast të dyshuar korrupsioni dhe qartësia e procedurave për trajtimin e një sinjalizimi. 

“Me kënaqësi e them se Drafti i Ligjit të rishikuar paraqet një avancim shumë cilësor sepse përmban të gjitha parakushtet që të sigurojë një kuadër ligjor shumë të shëndoshë për nxitjen e raportimit të korrupsionit, por edhe për mbrojte efikase për sinjalizuesit”, ka thënë drejtori Havolli. 

Udhëheqësi i divizionit për hetime dhe bashkëpunim me mekanizmat kundër-korrupsion në AKK Burim Sadiku ka paraqitur një elaborat mbi kompetencat e AKK-së për zbatimin dhe monitorimin e ligjit. 

Në ditën e dytë të punimeve, ekspertët e angazhuar nga Këshilli i Europës, z. David Lewis dhe znj. Flutura Kusari, kanë referuar mbi rolin e gjyqësorit për mbrojtjen e sinjalizuesve, bashkëpunimin e sinjalizuesve me mediat si për mbrojtjen administrative të sinjalizuesve. 

Diskutimi teknik mbi projektligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve është realizuar nga Projekti Kundër Krimit Ekonomik në Kosovë (PECK II) që mbështetet nga Këshilli i Europës.

Kthehu tek lajmet tjera