Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

43479 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


22 January 2020

Institucionet e zbatimit të ligjit të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e konfliktit të interesit

21 Janar 2020,  Prishtinë

Agjencia Kundër Korrupsionit ka organizuar tryezën e diskutimin mbi çështjet e zbatimit të ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

Tryeza kishte për qëllim prezantoj rolin e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe rolin e Autoriteteve Përgjegjëse karshi zbatimit të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit. Po ashtu janë diskutuar sfidat dhe natyra e rasteve të trajtuara nga Agjencia Kundër Korrupsionit, bashkëpunimi ndër-institucional për të adresuar këto sfidat dhe arritur zbatim sa më efikas të kornizës ligjore në fushën e parandalimit të konfliktit të interesit.

Anëtarë të panelit në këtë tryezë ishin: z. Shaip Havolli, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, z. Hasan Shala, Kryetar i Gjykatës së Apelit, znj. Afërdita Bytyçi, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe znj. Lana Owens, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara (OPDAT), Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Kosovë.

Pjesëmarrës në këtë tryezë diskutimi ishin: Gjyqtarë, Prokurorë, Përfaqësues të Policisë,  Doganës, Administratës Tatimore të Kosovës, Njësisë së Inteligjencës Financiare dhe institucioneve tjera të zbatimit të ligjit.

Kthehu tek lajmet tjera