Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

43358 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


31 October 2019

Publikohet Udhëzuesi për administrimin e konfliktit të interesit dhe udhëzuesi për mbrojtjen e sinjalizuesve

Prishtinë, 30 tetor 2019 -

Në mbështetje të zbatimit të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Kosovë, Projekti kundër Krimit Ekonomik në Kosovë (PECK II) në bashkëpunim me Agjencinë Kundër Korrupsionit ka përgatitur dy udhëzues praktik: 1. Udhëzuesi për Menaxhimin e Konfliktit të Interesit në Shërbimin Publik dhe 2. Udhëzuesi për mbrojtjen e Sinjalizuesve.

Këto dy udhëzues ofrojnë udhëzime praktike për shërbyesit publik për identifikimin dhe menaxhimin e konfliktit të interesit dhe raportimin dhe përpunimin e raporteve për shkeljet të ndryshme.

Përveç se janë udhëzues praktik, këto dy dokumente do të përdoren për të rritur ndërgjegjësimin dhe trajnimin e Autoriteteve Përgjegjëse të Konfliktit të Interesit dhe Zyrtarëve Përgjegjës për Sinjalizim.

Udhëzuesi për Administrimin e rasteve të konfliktit të interesit në shërbimin publik: https://rm.coe.int/toolkit-for-managing-conflict-of-interest-in-the-public-service-alb/168097ed10

Udhëzuesi për Mbrojtjen e Sinjalizuesve - https://rm.coe.int/handbook-on-protection-of-whistleblowers-alb/168097ed0c

Të dy botimet mund të gjenden në faqen e publikimit në anglisht, shqip dhe serbisht. Për publikimet tjera mund të klikoni në lidhjen si në vijim: https://www.coe.int/en/web/corruption/publications

 

Kthehu tek lajmet tjera