''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

43301 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


08 October 2019

Ambasada Franceze konfirmon mbështetjen për Agjencinë Kundër Korrupsionit

Prishtinë, 7 Tetor 2019 -

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli u takua me Ambasadoren e Francës, Shkëlqesinë e Saj znj. Marie-Christine Butel.

Në këtë takim z. Havolli njoftoi Sh.S. Ambasadoren Butel për Agjencinë Kundër Korrupsionit, për ndryshimet legjislative, kontrollin e deklarimit të pasurisë, ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë në forcimin e mekanizmave aktual në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit.

Ambasadorja e Francës Sh.S. Butel konfirmoi gatishmërinë për mbështetje të Ambasadës së Francës për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe theksoi se është e gatshme që të mbështesë Agjencinë në luftën kundër korrupsionit, me theks të veçantë në fushën e parandalimit të konfliktit të interesit.

z. Havolli falënderoi Ambasadoren Butel për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Francës në sundimin e ligjit dhe në fuqizimin e Agjencisë.

Në takim po ashtu u diskutua dhe për aktivitetet në lidhje me organizmin e Javës Kundër Korrupsionit me qëllim të shënimit të Ditës Botërore Kundër Korrupsionit.

 

 

Kthehu tek lajmet tjera