''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

43189 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


19 July 2019

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandum për Bashkëpunim në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit

Shkup, 19 Korrik 2019

 

Përfaqësuesit e Agjencisë Kundër Korrupsion morën pjesë në takimin zyrtar me përfaqësuesit e zyrës homologe të Maqedonisë së Veriut. Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, së bashku me një delegacion nga Agjencia Kundër Korrupsionit u takuan me përfaqësuesit e  Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoni Veriore.

 

Drejtori i Agjencisë, z. Havolli, u prit nga znj. Biljana Ivanoska, Kryetare e Komisionit Shtetërore për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoni, të shoqëruar me përfaqësuesit e tjerë, anëtarët dhe nëpunësit e këtij Komisioni.  Në këtë takim të dyja palët diskutuan për punët dhe sfidat e institucioneve në fushën e ndryshimeve legjislative, procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë, konfliktit të interesit, si dhe për forcimin e mekanizmave aktual në parandalimin dhe luftimin sa më efikas të korrupsionit.  

 

Në këtë takim palët nënshkruan Memorandumin për Bashkëpunim mes të dyja institucioneve për bashkëpunim në bazë të kompetencave të tyre sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi në vendet respektive. Ky Memorandum ka për qëllim të zyrtarizoj bashkëpunimin me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave në mes palëve në fushat që lidhen me parandalimin e korrupsionit, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,  parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik dhe parandalimin e korrupsionit në aktivitete e prokurimit publik.

 

Ky bashkëpunimi do të fokusohet në shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në fushat e lartë-përmendura me qëllim të zbatimit të praktikave dhe standardeve më të mira ndërkombëtare.

Kthehu tek lajmet tjera