Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

38056 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


08 April 2019

Më shumë se 98 për qind e zyrtarëve të lartë publik kanë deklaruar pasurinë

Prishtinë, 08 prill 2019 - Më shumë se 98 për qind e zyrtarëve të lartë publik e kanë deklaruar pasurinë e tyre në përputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë, duke përmbyllur kështu procesin një mujor të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë.

Në listën e zyrtarëve të lartë publik kanë qenë të përfshirë 4819, prej të cilëve  4755 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë (98.67 %).

Prej numrit të përgjithshëm të atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë,  35 zyrtarë të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 16 nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, kurse 13 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani.

Agjencia Kundër Korrupsionit i bën thirrje zyrtarëve të lartë publik që janë të përfshirë në listat e publikuara dhe që kanë dëshmi se kanë deklaruar pasurinë e tyre brenda afatit ligjor, kërkojmë që në afat sa më të shkurtër të kontaktojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit (038 518 912 ose 200 10 731) me qëllim të evitimit të gabime eventuale (për arsye se ka pasur shumë formular që janë dërguar përmes e-malit dhe mund të ketë ndodhë ndonjë lëshim teknik, në këto raste Agjencia ju kërkon ndjesë zyrtarëve të lartë publik).

Kthehu tek lajmet tjera