Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

38052 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


29 March 2019

1 Prill 2019 - data e fundit për deklarimin e rregullt të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Prishtinë, 29 mars 2019-

Agjencia Kundër Korrupsionit njofton të gjithë zyrtarët e lartë publik, të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, se detyrimin e tyre ligjor duhet ta kryejnë deri të Hënën më 1 prill 2019.

Llogaritja e këtij afati është bërë në përputhje me paragrafin 4, Nenit 81, të Ligjit Nr. 05/L -031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative, i cili përcakton se: “Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk do të pengojnë fillimin dhe ecjen e afateve. Kur dita e fundit e një afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen menjëherë pas saj”.

Agjencia është në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë të kryhet me sukses.

Kthehu tek lajmet tjera