Prishtinë, 29 mars 2019 –
z. Shaip Havolli, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit prezantoi të gjeturat kryesore të Raportit Vjetor të Punës për vitin 2018. Në mbështetje të Nenin 12 të Ligjit Nr. 03/L-159 për Agjencinë Kundër Korrupsion, Raporti Vjetor i Punës për vitin 2018 i Agjencisë është dërguar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pranë Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit
Aktivitetet në të cilat është përqendruar ky raport janë si në vijim:
- Zbatimi i kornizës ligjore në fushën e kundër korrupsionit;
-Parandalimi ose eliminimi shkaqeve të korrupsionit përmes procesit të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe regjistrimi i dhuratave të pranuara, publikimi i regjistrave të formularëve të deklarimit të pasurisë nga zyrtarët e lartë publik në web-faqen zyrtare të AKK-së,
-Parandalimi i konfliktit të interesit dhe parandalimi i korrupsionit në aktivitetet e Prokurimit Publik;
-Përcjellja e kallëzimeve penale në prokuroritë kompetente, përcjellja e kërkesave për fillimin e procedurës disiplinore për shkeljet e dyshuara administrative, monitorimi i zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit Kundër Korrupsionit;
-Edukimi i zyrtarëve publik dhe qytetarëve mbi kornizën ligjore dhe mekanizmat aktual përgjegjës për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.
Raporti Vjetor i Punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit është i hartuar për periudhën 01 Janar 2018 deri 31 Dhjetor 2018 dhe pasqyron progresin e arritur, aktivitetet e realizuara, bashkëpunimet me institucionet tjera, pjesëmarrjen në trajnime, buxhetin e Agjencisë dhe të gjitha detajet tjera siç kërkohet me dispozitat ligjore për raportim pranë Kuvendi të Republikës së Kosovës.
Agjencia Kundër Korrupsionit mbetet e përkushtuar në realizimin e mandatit dhe kompetencave të saj konform kornizës ligjore në fuqi në fushat që lidhen me hetimin dhe parandalimin e korrupsionit, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, parandalimin e konfliktit të interesit të zyrtarëve të lartë publik dhe parandalimin e korrupsionit në aktivitete e prokurimit publik.
Raporti Vjetor i Punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2018 mund të gjendet në Gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze si më poshtë.
Raporti Vjetor i Punës së AKK 2018 – Shqip
Raporti Vjetor i Punës së AKK 2018 – Serbisht
Raporti Vjetor i Punës së AKK 2018 – English