''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

38046 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


26 March 2019

Drejtori Agjencisë priti në takim Ambasadoren e Republikës së Kroacisë

Prishtinë, 25 mars 2019 - Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, priti në takim Ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Shkëlqesinë e Saj znj. Marija Kapitanović.

Në këtë takim z. Havolli njoftoi Sh.S. Ambasadorin Kapitanović për punën që është duke bërë Agjencia Kundër Korrupsionit, aktualisht me procesin e deklarimit të rregullt të pasurisë të zyrtarëve të lartë publik, për ndryshimet e kornizës ligjore – ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsion dhe Ligjit për Deklarimin dhe Prejardhjen e Pasurisë në drejtim të forcimit të mekanizmave aktual në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit.

Sh.S. Ambasadorin Kapitanović konfirmoi mbështetjen Ambasadës së Republikës së Kroacisë për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe theksoi se vlerëson punën që është duke bërë ky institucion. Në këtë kontekst, Ambasadorja Kapitanović u fokusua në projektet e mundshme konkrete, në shkëmbimin e përvojave me institucionet relevante të Kroacisë, të cilat do të avanconin më tutje kapacitetet administrative të Agjencisë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Kthehu tek lajmet tjera