''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

38035 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


13 March 2019

Ambasadori Francez konfirmon mbështetjen në luftën ndaj korrupsionit

Prishtinë, 13 mars 2019 - Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, priti në takim Ambasadorin e Francës, Shkëlqesinë e Tij z. Didier Chabert.

Në këtë takim z. Havolli njoftoi Sh.T. Ambasadorin Chabert për punën që është duke bërë Agjencia Kundër Korrupsionit në ndryshimet legjislative, kontrollin e deklarimit të pasurisë, ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë në forcimin e mekanizmave aktual në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit.

Sh.T. Ambasadori Chabert konfirmoi mbështetjen Ambasadës dhe të Francës për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe theksoi se vlerëson shumë punën e përkushtuar të kësaj Agjencia. Si rezultat i kësaj, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë, është i gatshëm që përmes një bashkëpunimi konkret të përkrahë Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në takim po ashtu u diskutua dukuria e shfaqur në lidhje me rastet e emërimeve në Bordet e ndryshme.  

z. Havolli falënderoi Ambasadorin Chabert për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Francës në sundimin e ligjit dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta kundër korrupsionit.

Ambasadori Chabert në këtë takim ishte i shoqëruar nga Atasheu për bashkëpunim, z. Joseph Giustiniani, të cilët nga z. Havolli u njoftuan edhe për ecurinë e procesit të Deklarimit të Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik.

Kthehu tek lajmet tjera