Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

380 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


31 October 2012

Deklaratë nga Agjencia kundër Korrupsionit

Prishtinë 31 tetor 2012 - Agjencia kundër Korrupsionit i hedhë poshtë pretendimet publike të bëra në një emision televiziv nga ana e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës z Behxhet Pacolli se kallëzimi penal i bërë ndaj tij në Prokurorin Speciale të Kosovës është “trillim”, dhe i ndikuar.

Agjencia e garanton opinionin publik se që nga themelimi, puna e saj në as një rast dhe në as një rrethanë nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë e bazuar në trillime ose në shërbim të ndonjë grupi të caktuar të interesit.

Agjencia kundër Korrupsionit, gjithë punën e saj e mbështet, skajshmërisht duke vepruar mbi bazën e kuadrit ligjor të cilin është e obliguar ta zbatojë me përpikëri. Prandaj pretendimet se ka qenë e ndikuar janë absolutisht të paqëndrueshme. 

Agjencia është organ krejtësisht i pavarur dhe i specializuar në hetimin dhe parandalimin e veprimeve korruptive në Republikën e Kosovës. Misioni i saj në këtë drejtim është i pa kompromis. Për këtë mision Kuvendi i Republikës së Kosovës për çdo vit, ndanë një buxhet prej gjysmë milioni eurosh në mënyrë që në shtet rendi dhe ligji të funksionojë fuqishëm. 

Andaj, pretendimet për prishjen e imazhit të saj nga një pozitë kaq e lartë politike e institucionale, Agjencia i konsideron si presion me qëllim të pengimit të realizimit të misionit të saj.

Kthehu tek lajmet tjera