Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

378 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


16 November 2012

AKK kërkon nga komuna e Parteshit evitimin e shkeljeve të një tenderi

Prishtinë 16 nëntor 2012 - Agjencia kundër korrupsionit përmes një opinioni ka kërkuar nga zyra e Prokurimit e Komunës së Parteshit që ti ndërmerr të gjitha masat e nevojshme drejtë evitimit të shkeljeve të evidentuara në Tenderin - “ Shërbime”, në mënyrë që të respektohen dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik.

Gjatë monitorimit të procedurave dhe procesit të tenderit në fjalë AKK ka vërejtur dis-harmoni në mes kritereve të përshtatshmërisë. 

Në dosjen e tenderit tek kërkesat e përshtatshmërisë profesionale është kërkuar dokumentacion i përgatitjes profesionale të menaxherit të projekteve në fjalë, dhe lista e stafit së bashku me CV-të diplomat dhe kontratat e punës ku duhet të jenë kopje të vërtetuara nga Notari. Po ashtu autoriteti kontraktues ka nga operatorët ekonomik edhe minimumin një referencë për projektet e realizuara të kësaj natyre.

Zyra e prokurimit e kësaj komune për dhënien e kontratës, këto tre kërkesa të lartë cekura i ka përsëritur edhe një dhe poentuar sipas kriterit “ Tenderi ekonomikisht më i favorshmi”. Ndërsa kriterin vlera financiare e projekteve të realizuara në tre vitet e fundit të kësaj natyre është kriter i pamatshëm dhe në kundërshtim me nenet përkatëse të Ligjit të prokurimit Publik, ndërsa me aktin e përsëritjes së dyfishtë të kritereve të lartë përmendura Autoriteti Kontraktues ka bërë shkelje të Ligjit të prokurimit Publik.


Shkarko opinioni si pdf

Kthehu tek lajmet tjera