''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

36112 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


19 October 2018

Organizohet trajnimi për teknikat e avancuara të hetimit të rasteve të korrupsionit

Prishtinë, 18 tetor 2018 – Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, me ftesë të Ambasador i Italisë në Kosovë z. Piero Kristoforo Sardi dhe Ambasadorit Braathu, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, mori pjesë në cilësinë e anëtarit të panelit në kuadër të trajnimit treditor kundër korrupsionit për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë, organizuar nga Ambasada e Italisë dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë. 

Me rastin e nisjes së trajnimit z. Havolli theksoi se organizimi i trajnimeve mbi teknikat e avancuara të hetimit të korrupsionit është i mirëseardhur për personelin e Agjencisë dhe është një kontribut i vlefshëm në përpjekjet e përbashkëta për luftimin e kësaj dukurie.

Trajnimi ka për qëllim që të rrisë kapacitetet e zyrtarëve të institucioneve të zbatimit të ligjit që në mënyrë efektive ta zbulojnë korrupsionin duke u bazuar mbi teknikat e avancuara të hetimeve që aplikohen në sistemin italian të prokurorisë dhe nga ekspertët me përvojë të Guardia di Finanza. 

Trajnimi mbahet në hapësirat e Ambasadës Italiane në Prishtinë nga 17 deri 19 tetor dhe është pjesë e programit të mandatit të presidencës italiane në OSBE. z. Havolli po ashtu ka marr pjesë në cilësinë e panelistit në ditën e parë të këtij trajnimi më 17 tetor. 

Në këtë trajnim marrin pjesë katër zyrtarë të Agjencisë Kundër Korrupsionit së bashku me pjesëtarë të Policisë, Inspektoratit Policor, Njësisë së Inteligjencës Financiare, Prokurorisë dhe institucioneve tjera të zbatimit të ligjit.


Kthehu tek lajmet tjera