''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

355 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


20 November 2017

AKK organizon ligjëratë për studentët e Universitetit FAMA

Agjencia Kundër Korrupsionit ka organizuar një ligjëratë rreth fushë veprimtarisë dhe punës së Agjencisë për një grup studentësh nga Universiteti FAMA.

Drejtori i departamentit për parandalimin e korrupsionit z. Afrim Atashi ka informuar grupin e studentëve mbi misionin, mandatin, rolin dhe përgjegjësitë e Agjencisë Kundër Korrupsionit, praktikat dhe procedurat e punës në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, mekanizmit ekzistues dhe aspektet e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve me organizata dhe institucionet tjera përgjegjëse për zbatimin e ligjit, si: policia, prokuroritë dhe gjykatat, por edhe me të arriturat dhe planet e institucionit në rritjen e efikasitetit në kryerjen e detyrave brenda përgjegjësive të përcaktuara me ligj.

Gjatë seancës së pyetjeve për udhëheqësit e Agjencisë, studentët janë interesuar për tema të ndryshme që ndërlidhen me korrupsionin, mënyrën e nisjes së një hetimi, trajtimin dhe mbrojtjen e informatorëve dhe dëshmitarëve, bashkëpunimin me institucionet e tjera, si dhe për kapacitetet dhe burimet njerëzore dhe financiare të Agjencisë për të trajtuar me efikasitet të gjitha rastet e dyshuara të korrupsionit.

Ligjërata me studentët e Universitetit FAMA është realizuar në vazhdën e aktiviteteve të Agjencisë Kundër Korrupsionit për zgjerimin e partneritetit me institucionet akademike që kanë për synim rritjen reciproke të standardeve profesionale përmes një bashkëpunimi të strukturuar

Kthehu tek lajmet tjera