''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

309 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


14 December 2017

Drejtori Havolli merr pjesë ne Konferencën e Bashkëpunimit Rajonal në Beograd

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit z. Shaip Havolli sot po merr pjesë Konferencën Rajonale në Beograd me temën "Bashkëpunimi i institucioneve te kundër korrupsionit ne rajon", e cila po zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit rajonal për luftimin e korrupsionit.

Konferenca në tryezën e diskutimeve solli tema që ndërlidhen me pozicionin, statusin dhe pavarësinë institucionale të agjencive kundër korrupsionit, si dhe për sfidat me të cilat përballen agjencitë në rajon në kryerjen e punëve e ditëpërditshme. Ekspertë nga vendet e Bashkimit Europian ka prezantuar modalitete të mekanizmave parandalues, për efikasitetin e institucioneve në parandalimin dhe luftimin e dukurisë se korrupsionit.

Konferenca është organizuar nga zyra e OSBE-së Beograd në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit në Serbi

Kthehu tek lajmet tjera