Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

23201 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


23 July 2018

Drejtori Havolli pret në takim Përfaqësuesen Rezidente të UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson

Prishtinë, 23 korrik 2017 – Drejtori i  Agjencisë Kundër Korrupsionit,  z. Shaip Havolli priti sot në një takim njoftues Përfaqësuesen Rezidente të UNDP-së, zonjën Ulrika Richardson. 

Gjatë këtij takimi z. Havolli e njoftoi znj. Richardson mbi punën që po bën Agjencia Kundër Korrupsionit në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë, të arriturat e Agjencisë, ndryshimet e kornizës ligjore dhe sfidat. Z. Havolli ka falënderuar znj. Richardson për mbështetjen e vlefshme teknike dhe profesionale që UNDP i ka dhënë dhe po i jep Agjencisë përmes projekteve të SAEK –ut - Përkrahja e përpjekjeve kundër korrupsion në Kosovë, të cilat në vazhdimësi kanë mbështetur përpjekjet e përbashkëta për krijimin e një klime anti-korrupsion dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. 

Nga ana e saj znj. Richardson i ka garantuar z. Havollit mbështetjen e UNDP-së në intensifikimin e dinamikave të Agjencisë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe shprehi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit përmes aktiviteteve dhe nismave konkrete që kanë për qëllim zbatimin efikas të politikave kundër korrupsionit dhe përmbushjen me sukses të misionit dhe objektivave të saj.

Kthehu tek lajmet tjera