''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1377 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


28 February 2017

Nesër fillon procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Prishtinë, 28 shkurt 2017 – Nesër fillon zyrtarisht procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, të cilët në përputhje me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit.


Sipas Ligjit të sipërpërmendur, deklarimi i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe përfundon më 31 mars. Deklarimit të pasurisë i nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publik, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti. Mos deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal (neni 437 Pikat 1 dhe 2).

 

Në njoftimin dërguar të gjithë zyrtarëve publik, Drejtori i Agjencisë z. Shaip Havolli u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë që në përputhje me afatet ligjore të plotësojnë dhe dorëzojnë formularët e deklarimit të pasurisë dhe ka shprehur zotimin se Agjencia është e hapur për të bashkëpunuar me të gjithë zyrtarët në fjalë në mënyrë që procesi njëmujor i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses.

 

Në kuadër të përgatitjeve për procesin e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka mbajtur takime këshilluese me rreth 170 zyrtarë kontaktues nga institucionet dhe organizatat që i nënshtrohen deklarimit të pasurisë.

 

Për më shumë informacionin mbi procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik, Shkarko udhëzuesin praktik nga fusha e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit:

http://www.akk-ks.org/repository/docs/udhezimi%20shqip%20finale%20(4).pdf

 

Për informata më të detajuara rreth subjektet deklaruese dhe listën e zyrtarëve apo të shkarkuar formularët për deklarimin e pasurisë, vizitoni ueb faqen zyrtare të AKK-së:

 

http://www.akk-ks.org/sq/deklarimet#indexmain

Kthehu tek lajmet tjera