''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1370 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


06 February 2017

Nisin përgatitjet për deklarimin vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Prishtinë, 6 shkurt - Në kuadër të përgatitjeve për evidentimin e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka nisur takimet këshilluese me Zyrtarët e Kontaktit nëpër institucionet dhe organizatat që i nënshtrohen deklarimit të pasurisë. Rreth 170 Zyrtarë Kontakti do të marrin pjesë në trajnimet që do të mbahen nga zyrtarët e departamentit për parandalimin e korrupsionit gjatë kësaj jave (6-10 shkurt).

 

“Qëllimi i këtyre takimeve është që të bashkërendohen veprimet dhe të sqarohen detyrat në procesin e përgatitjes dhe dorëzimit më kohë të listave të zyrtarëve që i nënshtrohen deklarimit të pasurisë” tha drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit z. Shaip Havolli, duke shtuar se ky aktivitet është thelbësor në punën e Agjencisë për parandalimin e korrupsionit.

 

Procesi i deklarimit vjetor të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik bëhet mbi bazën e Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e pasurisë dhe të Dhuratave Në përputhje me dispozitat ligjore për deklarimin e rregullt të pasurisë, ky aktivitet do të kryhet gjatë muajit mars (1-31 mars), me ç’rast zyrtarët e lartë publik janë të obliguar që të deklarojnë pasurinë e tyre për vitin paraprak.

 

Mos deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal (neni 437) dhe që mund të rezultojë me gjobë, burgim deri nga gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet, si dhe konfiskim të pasurisë së fituar në kundërshtim me ligjin.

 

 

Duke pasur parasysh sanksionet e theksuara më sipër, Agjencia i bën thirrje të gjitha institucioneve, organizatave dhe zyrtarëve të lartë që në përputhje me afatet ligjore – brenda muajit mars - të plotësojnë dhe dorëzojnë formularët e deklarimit të pasurisë.

Kthehu tek lajmet tjera