''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1369 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


31 January 2017

Drejtori Havolli pret në takim njoftues ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell

Prishtinë, 31 janar 2017 – Drejtori i  Agjencisë Kundër Korrupsionit,  z. Shaip Havolli priti sot në një takimin njoftues  Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë z. Ruairí O’Connell.

 

Në këtë takim z. Havolli e njoftoi diplomatin britanik mbi punën që po bën Agjencia Kundër Korrupsionit, të arriturat e saj, por edhe për prioritetet dhe sfidat me të cilat po përballen drejt ndërtimit të një mekanizmi efikas në luftimin e korrupsionit. Ai me këtë rast vuri theksin te përpjekjet e Agjencisë në forcimin e politikave dhe kuadrit ligjor kundër korrupsionit si një hallkë e rëndësishme në ndërtimin e një shteti të së drejtës. Z. Havolli ka falënderuar z. O’Connell për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të Britanisë së Madhe në krijimin e një klime anti-korrupsion në Kosovë dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta për të luftuar këtë dukuri që po rëndon mbi shoqërinë kosovare.

 

 

Nga ana e tij ambasadori O’Connell i ka garantuar z. Havollit mbështetjen e pa rezervë në punën dhe angazhimet e Agjencisë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe shprehi gatishmërinë e Ambasadës së Britanisë së Madhe për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit të politikave efikase kundër korrupsionit dhe përmbushjen me sukses të misionit dhe objektivave të saj.

Kthehu tek lajmet tjera