''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1364 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


07 December 2016

Kosova fillojë sot procesin e analizimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit

Bartëse e këtij procesi është Agjencia kundër korrupsionit, ndërsa  të gjitha  aktivitetet do të përkrahen nga zyra e UNDP-së në Kosovë në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit UNODC.

 

Drejtori I Agjencisë kundër korrupsionit z. Shaip Havolli ,  -  tha se përkundër faktit që Kosova si shtet nuk është nënshkruese e kësaj Konvente, megjithatë fillimi I procesit të analizimit të Konventës është një hap I drejtë që siguron  njohuri të mjaftueshme  për dispozitat e saj që janë edhe standard ndërkombëtare.

 

Ndërsa, Shqipe Neziri menaxhere e Programit SAEK të UNDP-së, shprehu  mbështetjen e pa rezervë që UNDP do t’i japi gjithë procesit të analizimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër drogës dhe Krimit në mënyrë që institucionet e Kosovës të qarta konceptet kyçe saj.

 

Aktiviteti I parë I këtij procesi që fillojë sot, shënon organizimin e punëtorisë që po mbahet në objektet e Agjencisë kundër korrupsionit dhe ku po marrin pjesë përfaqësues nga disa institucione të Kosovës si:  Agjencia kundër korrupsionit,  Ministria e Drejtesise, Prokuroria, Keshilli Prokurorial, Keshilli Gjyqesor, Ministria e Puneve te Brendshme, Ombudspersoni, Njesiti per Inteligjence Financiare, Komisioni Rregullator per Prokurim Publik, Ministria e Administrates Publike, Ministria e Financave, dhe Agjencia për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe te Konfiskuar

 

Objektivi i përgjithshëm i kësaj punëtorie është që të zhvillojë kapacitetet e pjesëmarrësve për të kryer në mënyrë efektive hapat e kërkuara  nga një shtet  që të mund të kryejë  një analizë të mangësive UNCAC (Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupcionit), bazuar në metodologjinë e IRM-së.

 

Punëtoria është projektuar për të ofruar objektivat e saj në mënyrë interaktive përgjatë  vetëm një dite. Ajo në përgjithësi do të mbahet në seanca plenare, duke iu mundësuar facilitatorëve për të ofruar prezantimet dhe do të pasohet nga diskutimet me qëllim të shkëmbimit të informacionit dhe qartësimit të koncepteve kyçe të Konventës.

  •  

Kthehu tek lajmet tjera