Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1356 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


19 October 2016

Drejtori i AKK-së z. Havolli priti sot Auditorin e Përgjithshëm z. Besnik Osmani

Prishtinë, 19 tetor 2016 - Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit z. Shaip Havolli ka pritur sot në një takim njoftues  Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës z. Besnik Osmani.

 

Gjatë këtij takimi u diskutua  përveç tjerash  edhe  për  raportet e  Auditorit të Përgjithshëm,  me theks të veçantë fuqizimin e frymës së  bashkëpunimit  dhe  koordinimit më të mirë në mes dy institucioneve.

 

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se një pjesë e raporteve   të Auditorit  të trajtohet nga Agjencia, bazuar edhe mbi rekomandimet e dhëna nga Kryeprokurori i Shtetit.

Kthehu tek lajmet tjera