Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1328 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


20 June 2016

Reagim ndaj shkrimit, “Politizohet Antikorrupsioni”, - I botuar në gazetën Zëri të datës 20 qershor 2016

E nderuara redaksi e gazetës  Zëri,

 

Po ju shkruaj  në shenjë reagimi  dhe shqetësimi  të pamasë ndaj shkrimit  me titull - ”Politizohet Antikorrupsionit” ,  I datës 20 qershor 2016 I autorit Berat Kostanica,  ku gjoja se unë e kamë kontestuar zgjedhjen e drejtorit të ri të Agjencisë kundër korrupsionit nga ana e Kuvendit të republikës së Kosovës.

 

Me lejoni të shpreh shqetësimin tim të thellë  me jo etikën jo profesionalizmin dhe pafytyrësinë e autorit të këtij shkrimi  ku ka shpikur tërësisht referimimin në mua.

 

Unë  Hasan Preteni me përgjegjësin më të madhe njerëzorë  e them se  autori ka shpikur citimin në mua, pasi që ky njeri   as një herë dhe  në as një rrethanë nuk më ka kontaktuar mua  dhe nuk më ka pyetur në lidhje me atë që ka shkruar në gazetë.  Pra citimi në mua është absolutisht I pavërtetë sepse unë nuk kamë dhënë as një deklaratë në lidhje me çështjen në fjalë. Në fakt unë kam mendim krejt ndryshe nga ajo që autori ka trilluar. Pra, citati në mua është tërësisht I rrejshëm  dhe I trilluar.

 

Siç e dini referimi I rrejshëm  në gazetë jo veç se përbënë shkelje të etikës profesionale gazetareske, por përbënë edhe shkelje ligjore. Unë kërkojë nga Ju që publikisht të kërkoni falje për këtë skandal të paskrupullt dhe të merrni masa ndaj autorit trillues.

 

Përtej kësaj, unë do t’i përdori të gjitha mundësit që I lejon ligji për ta mbrojtur dinjitetin tim, sepse gënjeshtra dhe trillimi i një citati në mua është më shumë se shkelje e etikës dhe standardeve profesionale gazetareske.  Është gënjeshtër,  është manipulim me lexuesit e Zërit dhe publikun në përgjithësi.

 

Hasan Preteni

Drejtor I Agjencisë kundër Korrupsionit

Kthehu tek lajmet tjera